Abbot mirënjohës ndaj Osmanit e Kurtit për mesazhet ngushëlluese për Mbretëreshën Elizabeth

Prishtinë | 09 Sht 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pas mesazheve ngushëlluese që Kurti e Osmani dhanë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Ai tha se është shumë mirënjohes ndaj krerëve të shtetit për mesazhet ngushëlluese, por edhe për mesazhet e tjera dashamirëse.

“Kjo është dëshmi e respektit të thellë nga shumë njerëz këtu në Kosovë për përkushtimin e saj ndaj shërbimit publik dhe ndaj Mbretërisë së Bashkuar”, është shprehur Abbott, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Mbretëresha Elizabeth vdiq dje pas 70 viteve në fron, e cila udhëhoqi dhe i shërbeu Mbretërisë së Bashkuar.

Të ngjashme