Abbott: Kosovarët bëjnë jetë luksoze, kjo s’arrihet me një punë normale

Prishtinë | 03 Dhj 2019 | 10:33 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), së bashku me Ambasadën Britanike kanë organizuar punëtorinë “Pastrimi i parave/riparimi i aseteve”, raporton Ekonomia Online.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, deklaroi se me konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të kthehej besimi në drejtësi.

Abbott theksoi se njerëzit në Kosovë bëjnë jetë luksoze e cila nuk mund të arrihet vetëm me një punë normale.

Andaj siç tha ai Britania do të ndihmojë Kosovën në luftimin e krimeve ekonomike në mënyrë që të ketë zbatim të ligjit.

“Me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme do të kthehet besimi në drejtësi dhe do të rritej kostoja e dënimeve të veprave penale. Kosova është një vend në zhvillim, shohim hotele dhe kafiteri luksoze, veshje dhe mënyra e të jetuarit në shpërputhje”.

“Kjo nuk bëhet nga puna e rregullt, ju duhet ta hetoni të shkatërroni skemat e parasë. Jo vetëm dënimet dhe konfiskimet varet nga ju. Puna e juaj nuk është e lehtë dhe pastrimi i parasë ka përmasa globale. Çfarëdo dështimi të konfiskimit të parasë do të reflektojë në vendet e tjera përfshirë edhe Mbreterinë e Bashkuar”.

“Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në këtë fushë. Në kudër të këtij procesi ne do të mbështesim një varg listash, si vlerësimin rajonal dhe financimin terrorizmit, zbatimi i ligjit dhe mbi të gjithë luftimi i korrupsionit”, ka thënë Abbot.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK), Skendër Çoçaj, tha se krimet ekonomike kanë marrë përmasa globale. Sipas tij, ka ende punë që Kosova të luftojë këto dukuri negative.

“Konfiskimi i parave është shkelej e ligjit. Kjo ka marrë përmasa për shkak të ligjshmërisë ekonomike dhe element që ndikon në lehtësimin e veprave penale. Paraja po lëviz me lehtësi kudo në botë. Kriminelët e fshehin pasurinë e tyre në mënyrë të paligjshme. Ndaj këtij fenomeni as ne nuk kemi mbetur imun dhe kjo po rritet”.

“Kosovës i mbetet punë dhe përkushtim që të arrijmë objektivat për të luftuar këtë fenomen negativ”, tha Çoçaj.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, tha se sfidat më e madh me të cilën po ballafaqohen institucionet e vendit është krimi i organizuar dhe korrupsioni.

Sipas tij, e gjithë fuqia duhet të orientohet në luftimin e këtyre dukurive.

“Ky organizim është i mirëseardhur për ne. Pasi kemi shansin të dëgjojmë sfidat e një gjyqtarit që ne të mësojmë për sistemin tonë. Sfida më e madhe që po ballafaqohen institucionet e Kosovës e përkatësisht sistemi ligjor është korrupsioni krimin e organizuar”.

“Krejt fuqinë tonë ta orientojmë për të pasur sukses që këtë dukuri negative ta luftojmë pa kompromis. Këshilli ka miratuar strategji për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Çdo kush që ka fituar pasuri të paligjshme do të iu kthehet shtetit të Kosovës”, tha ai.

Gjykatësit Michael Hopmeier ka rrëfyer për sfidat e Bashkimit Evropian (BE) në luftën kundër krimit ekonomik.

Sipas tij, Kosova nuk duhet të ketë vetëm ligje të mira e të cilat nuk zbatohen në praktikë.

“Një gjë që arrijë të kuptoj është se kjo nuk është politike, por secili e pranon këtë fushë në secilin shoqëri demokratike. Ne i ndajmë synimet dhe qëllimet e përbashkëta”.

“Nuk ja vlen të kemi ligje të mira nëse nuk zbatohen në gjykata dhe anasjelltas. Kemi përvojë të gjatë në luftimin e krimit ekonomik. Janë më të zgjeruar se në vendet e tjera, disa nga direktivat e BE-së, kemi pasur kthim të aseteve. Në Kosovë ka pasuri që dalin apo rrjedhin nga veprimet kriminale”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme