Abdixhiku në Konventën e LDK-së: Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 11:37 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se arsyeja e thirrjes së Konventës së partisë është nisja e programit dhe politikbërjes së kësaj partie për temat madhore që e presin Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Për gjatë dy ditëve, Abdixhiku tha se fokusohen në 28 fusha programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë.

“Arsyet e thirrjes së konventës për nisjen e programit tonë ideologjike e politikbërjes sonë. Në ditën e parë të punës ne do të diskutojmë për 6 shtylla programore. Do të flasim për të ardhshmen e të djathtës në Kosovë, për politikën e jashtme, për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, qeverisjen lokale dhe diasporën. Ne do të fokusohemi në 28 fusha tona programore dhe do të përfshihen profesionistët më të mirë. Konventa është mundësi jo vetëm e rigjenerimit por formë mobilizuese. Angazhimi ynë politik do të shtrihet në qytet e fshat”, tha Abdixhiku.

“Lidhja jonë me qytetarë është lidhje e domosdoshmërisë së fitores së madhe. Kjo lidhje e jona do të mbetet e së ardhmes së  vet shtetit të Kosovës. LDK tashmë është në vitin e dytë ekzistencës së vet politike. Historia jonë është garancë e së ardhmes së shtetit tonë. Në krye të kësaj lidhje qëndron presidenti ynë Ibrahim Rugova”, tha tutje ai.

I pari i LDK-së tha se është momenti i yni jetik që kjo parti të jetë vendimtare e proceseve integruese. Tha se mungesa e lidershipit kosovar ka vendosur Kosovën në anë të gabuara e duke i dhënë Serbisë qasje në agjendat e veta.

“LDK u vendos përballë sfidave populliste. E shkuara jonë është e lavdishme e ardhmja është e domosdoshme. Ky moment i yni është jetik dhe LDK duhet të jetë vendimtare e proceseve integruese të veprimit të saj. Pushteti në politikë të jashtme ka lëkundur themelet nëpër dekada. Mungesa e lidershipit në Kosovë e ka vendosur republikën ne anën e diskrepancës dhe po i jep Serbisë qasje në agjendat e veta. Kjo qeveri nuk ka ide si ta përmbyllë dialogun. Qeveria ka zgjedhur më të lehtën por më të dëmshmen braktisjen e dialogut. Nga kjo konventë LDK duhet të jetë e qartë për ti prirë proceseve të mëdha”, tha tutje Abdixhiku.

“Ne jemi LDK partia politike e Ibrahim Rugovës. Në hartimin tonë programor duhet t’i kemi të qarta orientimet tona ideologjike. LDK-ja mbron vlerat e saj tradicionale. LDK duhet të ndërtojë të ardhmen e saj politike dhe duhet të ketë ide të qarta në çështjet më të mëdha të Kosovës. LDK angazhohet për marrëdhënie të mira fqinjësore me Shqipërinë, Malin e Zi dhe është për dialogun si rezultat të vetëm politik”, tha Abdixhiku

Të ngjashme