Abdixhiku: Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran

Prishtinë | 31 Kor 2022 | 23:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në “Facebook” u ka dhënë mbështetje institucioneve të Kosovës për shtritjen e ligjshmërisë në tërë territorin të shtetit.

Abdixhiku ka thënë se reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.

POSTIMI I PLOTË:

Mbështesim angazhimin e institucioneve të Kosovës për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës. Reciprociteti është e drejtë e çdo shteti sovran.

Dënojmë sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe forcave të sigurisë që ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese në veri të vendit. Mbështetja për ta është domosdoshmëri.

Koordinimi me aleatët tanë ndërkombëtarë në parandalimin e çfardo provokimi nga Serbia brenda territorit të Kosovës është esencial. Në këto momente, Kosovës i duhet stabilitet, ligjshmëri dhe siguri.

Të ngjashme