Abdixhiku takohet me Hofreiter, diskutojnë për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu, ka pritur sot kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.

“Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e integrimeve evropiane, ndërsa në  veçanti për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

Abdixhiku falënderoi deputetin Hofreiter për kontributin e shtetit të tij nëpër të gjitha proceset që ka kaluar Kosova, përfshirë ato integruese.

Në fund të takimit, kryetari Abdixhiku theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Kosovës dhe shtetit mik gjerman është në interes të përbashkët.

Të ngjashme