Abelard Tahiri akuzon VV-në: Keqpërdorët 10 milionë euro duke financuar aktivistët

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 13:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

10 mijë aktivistë të Vetëvendosjes u financuan me nga 180 euro nga pako Emergjente të cilën e kishte bërë realitet Qeveria Kurti.

Kështu, të paktën po thotë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, raporton EO.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Tahiri ka thënë që Vetëvendosje keqpërdori rreth 10 milionë euro.

“Në anën tjetër duan t’i mbulojnë keqpërdorimet e tyre me ato 50 milionë që janë dhënë gjatë kësaj periudhe, duhet të përkujtojë që në emër kinse të punëtorëve të ri në ndërmarrje të ndryshme publike kjo parti politike i ka financuar afër 10 mijë aktivistë të tyre me pagën prej 180 eurove, pra shuma e keqpërdorur nga Lëvizja Vetëvendosje prej atij 50 milionë euro shkon dikun tek 10 milionë euro, pra që vjedhje më të madhe në kohë pandemie nuk ka pasur dikund në ndonjë vende të botës”, tha Tahiri.

“E kuptojë vështirësinë që kanë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, ku deri dje ishin ata që e përkrahën këtë pako që filloi nga Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, ndërsa sot me mosvotimin e kësaj pako duan ta mbulojnë marren e tyre”, tha Tahiri.

Deputeti i PDK-së ka thënë që partia e tij, nuk do ta votojnë këtë pako, për siç thotë ai, për ta mbuluar marren e tyre.

Të ngjashme