Abrashi: VV-ja shkeli marrëveshjen, Kuvendi duhet të funksionojë në çdo rrethanë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të funksionojë pavarësisht rrethanave të krijuara, pasi zëri i deputetëve për mocion mosbesimi duhet dëgjuar.

Në Info Magazine, Abrashi është shprehur se mocioni është dorëzuar pas pritjes së Kreut të LDK-së, Isa Mustafa për reflektim nga ana e partnerit të tij qeverisës, Albin Kurti nga VV.

”Tani të gjithë e dimë që mocioni është dorëzuar të premten në fund të orarit pas pritjeve dhe kërkesave të shumta që ka bërë Kryetari Mustafa karshi Kryetari të Vetëvendosjes Albin Kurti”.

”Kjo vjen si rezultat i refuzimit për shfuqizim të taksës, pasi vendosja e kësaj takse është vërtetuar që ka sjellë dëme shumë të mëdha duke bërë që Serbia të paraqitej si viktimë, duke rezultuar edhe me tërheqje njohjesh. Kjo është dashur të ndodhte në mbledhjen e parë të Qeverisë, shumë më lehtë kishim kalu”.

Abrashi shtoi se përveç çështjes së taksës, Albin Kurti si partner qeverisës, shkeli marrëveshjen e koalicionit me Isa Mustafën, njofton Klan Kosova.

”Ka qenë edhe arsyeja e shkeljes së marrëveshjes nga ana e Albin Kurtit i cili e shkarkoi nga detyra e Ministrit, Agim Veliun i cili është njëherit edhe nënkryetar i LDK-së. Mustafa ka bërë thirrje që këto dy veprime të mirren si kërkesa tona. Nuk ka pasur dalje tjetër veçse të veprohet me mocion”.

”Mocioni i Mosbesimit është dorëzuar dje por deri në fund të orarit është pritur. Duhet të kemi të qartë me 46 deputetë nënshkrues të këtij mocionit”.

”Asnjë institut në Kosovë nuk është mbi parlamentin. Kuvendi duhet të funksionojë sepse do të mirren vendime të rëndësishme për vendin. Duhet të shihen mundësitë se sit ë rregullohet qoftë salla qoftë ndonjë vend tjetër. Janë kërkesa dhe obligime kushtetuese që duhet të zbatohen në përpikshmëri. Unë brengosem se si nuk ka ndodhur ma herët dhe do ta kishim kaluar më lehtë”.

”Më tej ai ka deklaruar se shkarkimi i Agim Veliut nga pozita e Ministrit të Brendshëm, ishte i paarsyeshëm, pasi kjo kishte të bënte vetëm me qasjen e VV-së karshi LDK-së, njofton Klan Kosova.

”Ka qenë mendim personal i Veliut dhe askush smund të luftoj mendimin personal të tjetrit. zZotri Veliu nuk ka dhënë dorëheqje ai ka qenë i shkarkuar në formë arbitrarre. Për shkarkimin e tij kryetari Mustafa është njoftuar me një sms. Për cfarëdo shkarkimi marrëveshja mes LDK-VV, ka qenë që duhet të konsultuar”.

”Sot Kuvendi kërkon mendim nga një institute. Ka pas të bëjë me një qasje karshi të LDK-së duke e shfrytëzuar edhe pandeminë. Nëse Kuvendi nuk i plotëson Kushtet ka salla të tjera dhe mund të improvizohet. Zëri i deputetëve nuk bën të injorohet. Edhe pas mocionit Kurti do të mbetet në detyrë, Haradinaj ka mbetë në detyrë gjashtë-shtatë muaj. E kemi obligim kushtetues që të dëgjohet zëri i deputetëve. Që të kryhet obligimi kushtetues”.

Të ngjashme