Adriana Matoshi kotet pak në Kuvend

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, është kotur pak në seancën e sotme të Kuvendit.

Përderisa deputetët e tjerë po diskutonin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Matoshi është parë duke fjetur.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka shkarkuar anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës. Votimi është bërë për secilin anëtar veç e veç.

Të ngjashme