Adriatik Kelmendi i reagon këshilltarit të Kurtit: Këtij fashisti dje i ka dalë rroga, mësuesve tanë jo

Prishtinë | 02 Sht 2022 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, i ka reaguar ashpër këshilltarit të kryeministrit, Elvis Hoxhës, pas komenteve të tij fyese ndaj Rrahman Jasharajt dhe një termi pezhorativ me të cilin i quajti kosovarët.

Kelmendi është nevrikosur sidomos për fjalën “kosovaristë” të cilën Hoxha e përdori disa herë.

“Këshilltari i kryeministrit i ofendon të gjithë qytetarët e Kosovës duke i quajtur kosovaristë. Serbët kur duan t’i ofendojnë shqiptarët i quajnë shiptari”, shkroi Kelmendi.

Ai po ashtu përmendi mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit dhe sektorëve të tjerë publikë.

“Këtij këshilltari fashist dje i ka dalë rroga. Mësuesit të fëmijës sonë dhe mjekut të familjes sonë – jo! Idiotësi!”

Në fund, Kelmendi bën thirrje që Hoxha të shkarkohet.

“Kryeministri qysh sonte duhet ta shkarkojë fashistin që ofendon qytetarët e tij njëjtë siç i ofendon Serbia!”.

Të ngjashme