Adriatik Kelmendi: Me Vjosa Osmanin, Isa Mustafa & Co. i kanë vënë në siklet partitë tjera

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Adriatik Kelmendi ka komentuar kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas tij kjo nënkupton se LDK-ja edhe një herë po tregon se është shumë më e pjekur politikisht se të gjitha partitë e tjera “të mëdha”.

“Me kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, LDK-ja për herë të dytë po e vë një person që nuk është kryetar i partisë për postin më të rëndësishëm të vendit; për herë të parë e cakton një grua si kandidate për kryeministre; si dhe po tregon se ka fuqinë t’i lë prapa vetes mospajtimet e hatërmbetjet personale. Me këtë lëvizje, Isa Mustafa & Co. i kanë vënë në shumë siklet partitë e tjera”, ka shkruar Kelmendi në faqen e tij në Facebook

Të ngjashme