Adriatik Kelmendi: Ramiz Kelmendi të japë dorëheqje

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 16:05 | Nga

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, lidhur me hezitimin e tij që të mos e votojë sot Demarkacionin

“Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët”, thekson gazetari Kelmendi.

Pronari i Elkosit, Ramiz Kelmendi, ka thënë  se nuk do ta votojë Demarkacionin pasi që frikësohet nga kërcënimet që i janë bërë fëmijëve të tij, raporton Express

Postimi i plotë i Adriatik Kelmendit:

Ramiz Kelmendi ndodhet brenda një keqkuptimi të madh!

Ai nuk është deputet për t’i përfaqësuar interesat personale, të fëmijëve të tij ose të bizneseve të tij.

Ai është në Kuvend për ta përfaqësuar vullnetin e votuesve dhe të qytetarëve të Republikës.

Nëse ai për çfarëdo arsye me vetëdije heq dorë nga përfaqësimi i këtyre interesave në Kuvend, atëherë duhet të japë menjëherë dorëheqje dhe t’ia lirojë vendin dikujt që përfaqëson qytetarët dhe jo familjarët.

 

Të ngjashme