Agim Veliu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës, pritet vendimi i Presidentit për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës së Podujevës, pas emërimit në postin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Ai tha se qysh para dy ditës Veliu e ka dorëzuar me shkrim dorëheqjen, ndërsa tashmë dorëheqja e tij është përcjellë për në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, të cilët pritet ta lajmërojnë Presidentin Hashim Thaçi, në mënyrë që ai të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë.

“Zotëri Veliu e ka dorëzuar pardje dorëheqjen, pastaj e kemi përcjellë në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal. Tashmë është në dorën e Presidentit që t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, tha Rudari.

Agim Veliu pranoi postin e Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, një ditë pas formimit të Qeverisë Kurti, e cila përbëhet nga 15 ministri të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme