Agjencia për Ndihmë Juridike Falas prezanton punën në Komision, kërkojnë të shtrihen në tërë vendin

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:36 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019, ishte temë diskutimi i anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

Ud.drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Anita Kalanderi, tha se ky institucion po ballafaqohet me sfida, siç është mungesa e zyrave dhe stafit mbikëqyrës.

“Qëllimi i jonë është që të kemi shtrirje në tërë Kosovën, sepse i kemi shtatë qytete që nuk kemi shtrirje. Në vitin 2019 janë shërbime janë në kompetencë që i japim ne si institucion”.

“Fatkeqësisht kemi pasur sfida të mjaftueshme për tërë viteve siç është mungesa e stafit për të realizuar misionin tonë. Mbi 5055 shërbime janë kryer gjatë vitit 2019”, ka thënë ajo, duke thënë se kostoja e këtyre shërbimeve po të kryheshin nga qytetarët do ta kapte shifrën e 2 milionë eurove.

“Jemi ballafaquar me mungesë të zyrtarëve siç e parasheh ligji. Nëse këto shërbime që ne i ofrojmë do të paguheshin nga qytetarët, atëherë kostoja e saj do të ishte 2 milionë euro”, tha ajo.

E Donika Kadaj-Bujupi, pyeti sesa është e mund që të shpeshtohen fushatat në terren.

“Sa mendoni se po arrini që ti informoni qytetarët për të drejtat e tyre sepse ka pasur në tërë kohën fushata por jo tani kanë mundësi që ata të marrin informata. Sa ata kanë qasje që t’i marrin njohuri për të drejtat e tyre apo sa mbërrini që të shkoni te ata”, tha ajo.

Ndërsa përgjigja e saj ishte se fal mbështetjes dhe donacioneve të GIZ-it po arrijnë që t’iu ofrojnë sado pak fushata sepse tha se vet si institucion nuk kanë buxhet, raporton EO.

“Ne përballemi më shumë sfida. Aktivitetet që i bëjmë këto janë falë donatorëve sepse ne nuk kemi asnjë cent për të kryer shërbime apo fushata vetëdijësuese”, u shpreh ajo.

Ajo tha se rreth 90 për qind e rasteve dalin pozitiv për palën.

“Sa është e mundur që të parashihni në buxhet një shumë të caktuar  për fushata vetëdijësuese dhe mos të presim velëm nga organizatat e ndryshme”.

Ndërsa Abelard Tahiri, nga PDK-ja tha se kishte qenë më mirë që ky institucion të jetë pranë qeverisë së Kosovës. Por me këtë propozim nuk u pajtua Kalanderi.

“Është diskutuar që të hyjë si departament në ministrinë e drejtësisë. Ndoshta me këtë nuk jemi pajtuar sepse ne konsiderojmë se ky institucion është i pavarur dhe mendoj se për këtë institucion duhet të jemi të pavarur sepse mbrohen të drejtat dhe vet natyra duhet të jetë i tillë”, u shpreh ajo.

Komisioni kërkoi nga ky institucion që ta sjellin kërkesën në formë të shkruar prej 23 mijë euro të sillet në komision e më pastaj të dërgohet në seancë.

Gjithashtu me shumicë votash u miratua raporti i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2019.

Të ngjashme