Ahmetaj: Kosova duhet të ndjekë shembullin e Malit të Zi

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 13:08 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka takuar ministrin e Integrimit Evropian të Malit të Zi, Aleksandar Andrija Pejoviq.

Ministrja Ahmetaj ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunim mes Malit të Zi dhe Kosovës për perspektivën evropiane, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se Kosova duhet të ndjek shembullin e Malit të Zi për integrimin e saj në NATO.

“Jemi duke përcjellur me vëmendje zhvillimet në Mal të Zi, respektivisht me përkushtimin dhe avancimin që është duke bërë drejt integrimit në BE. Poashtu, konsideroj se Mali i Zi vazhdon të jetë shembulli më i mirë se si duhet trajtuar procesin e integrimit Evropian dhe hapat që duhet ndërmarrë për avancimin me agjendën evropiane. Mali I Zi është shtet lider në rajon në procesin e integimit Evropian”.

Në anën tjetër ministri malazez, Aleksandar Andrija Pejoviq, ka thënë se ky takim është rast i mirë, duke ritheksuar bashkëpunimin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ministri malazez ka shprehur gatishmërinë e Malit të Zi për t’i ndihmuar Kosovës. Ai ka thënë se Mali i Zi dhe Kosova duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Të ngjashme