Ahmeti i AAK-së takohet me zyrtarin britanik, flasin për zhvillimet politike

Prishtinë | 18 Maj 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Isuf Ahmeti nga AAK-ja është takuar me udhëheqësin e Politikës së Brendshme dhe Komunikimit në Ambasadën Britanike në Kosovë, Richard Le Vay, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, për menaxhimin e pandemisë dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

“Britania ka luajtur rol të rëndësishëm në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës dhe edhe më tutje ka një angazhim permanent në forcimin e marrëdhënieve, si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”.

“z.Le Vay e informova për zhvillimet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe kontaktet me struktura në terren, si dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti”.

Të ngjashme