Ahmeti uron Ramën: Shpresoj që Shqipëria t’i plotësoj ambiciet e veta të integrimit

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 20:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve.

Ahmeti përmes një cicërime në Tëitter, ka uruar edhe kundërkandidatin e Ramës, Lulzim Basha për rezultatin e integrimit.

“Urime @ediramaal, urime @erionveliaj dhe miqëve në PS për fitoren. Përgëzoj edhe mikun tim Lulzim Basha për rezultatin e arritur”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti shpreson që Shqipëria t’i plotësoj qëllimet e veta të zhvillimit dhe integrimit.
“Shpresoj që Shqipëria t’i plotësoj qëllimet dhe ambiciet e veta të zhvillimit dhe integrimit”.

Kryeminstri Edi Rama ka shpallur fitoren e Partisë Socialiste.

Ndërsa deri tani janë numëruar gjithsej 1,540,108 vota, 48.77 % e tyre kanë votuar PS-në dhe 39.57% PD-AN.

Të ngjashme