Akademikët botojnë në shqip ligjshmërinë e GjND-së për shpalljen e Pavarësisë: Institucionet s’bënë sa duhet

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 15:19 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka paraqitur botimin “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për Kosovën”, rreth ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Akademikët thanë se institucionet shtetërore nuk e bënë këtë punë, duke botuar dokumentet e këtij procesi, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, foli për rëndësinë e këtij procesi. Tha se Bashkësia ndërkombëtare duhet të dimensionoj politikat e saj ta mbështet shtetin e pavarur të Kosovës.

“Jemi këtu për të promovuar dokumentet e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë për Kosovën. Gjykata ndërkombëtarë e drejtësisë e kombeve të bashkuara 22 gusht publikoi opinionin e këshillit lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës që ishte përgjigje në Hagë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të dimensionoj politikat e saj ta mbështet shtetin e pavarur të Kosovës. Kosova që nga 99’ta janë mbrojtur vlerat evropiane të prizmit të së drejtës, vlera të cilat po kërcënohen sërish. Kosova ishte dhe po vazhdon të jetë më anën e drejtë të historisë”, tha Kraja.

Anëtari i AShAK-ut, profesor Arsim Bajrami, këtë proces e quajti më të rëndësishmin për Kosovën pash shpalljes së pavarësisë.

Ai përmendi tri momentet kryesore të këtij procesi.

“Një nga komentet shumë të rëndësishme të shtetndërtimit të Kosovës është procesi në gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë. Fatkeqësisht institucionet shtetërore nuk e bënë këtë punë, duke botuar dokumentet e këtij procesi. Më lejoni t’i përmend tri momente të këtij procesi, një ndër procesit më sfiduese, e para konteksti aspektet kryesore të opinionit, defektet e këtij opinioni për Kosovën dhe përfaqësinë ndërkombëtare”

Ndonëse pala kosovare nuk ishte e koordinuar mes vete për të hedhur argumente për ligjmërinë e shpalljes së pavarësisë, Bajrami tha se Gjykata u bind se ky proces ishte bërë në koordinim me ndërkombëtarët.

“Pala kosovare edhe pse jo shumë e koordinuar kishte hedh argumente të mirënjohura se pavarësia është bërë me koordinim. Tani gjithë mendonin se Gjykata do t’i nënshtrohej ndikimeve politike, madje ka pas edhe nga shtete mosnjohëse, por e sjellën një vendim të fuqishëm që është një konfirmim i legjitimimit të pavarësisë që e përmbylli dilemën”, tha Bajrami.

E profesori Sabri Hamiti, tha se çështja e drejtësisë sot e asaj dite nuk është zgjidhur ende.

“S’kem si mos ta interpretojmë mënyrën më pozitive, qoftë i madh apo i vogël për Kosovën. Edhe na që nuk jem jurist e kem kuptuar se çka ndodh me drejtësinë. Ju e dini që nuk është zgjidh as sot problemi i drejtësisë”, tha Hamiti.

Gjyljeta Mushkolaj, sekretare e seksionit të shkencave, tha se ky botim në gjuhën shqipe, është mënyra e vetme qe të ketë mundësi opinioni publik të vetëdijesohet për këtë fitore kaq të madhe.

“Për herë të parë do ta kemi botimin të gjuhën shqipe të mendimit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë. Që nga viti 2007 është bëre e qartë që Kosova do ta shpallte pavarësinë dhe përfundimisht nuk mbet asnjë dilemë me apo pa mbështetjen e OKB-së do të shpallte pavarësinë, Serbia menjëherë filloi të ndërtoj strategjinë për të ndaluar këtë proces. Në momentin kur Kosova e shpalli pavarësinë, Serbia e filloi procesin dinamik për ta ndaluar procesin”, tha Mushkolaj.

Të ngjashme