AKR: E nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 22:51 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AKR-,së Behgjet Pacolli tha se partia e tij e sheh shumë të nevojshme shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Ai tha se duhet ndërmarrë masa të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të COVID-19.

Sipas tij një masë e tillë do të mundësojë që institucionet e Kosovës të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës, transmeton Indeksonline.

Pacolli tha se AKR u bën thirrje të gjitha partibe politike të mbështesin dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e kësaj pandemie.

Postimi i plotë:

Aleanca Kosova e Re e sheh shumë të nevojshme për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Republikën e Kosovës ( sikurse ne shumicën e vendeve europiane) për të marre masa më të rrepta për të mbrojtur publikun pas përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit në Republikën e Kosovës.

Një masë e tillë do të mundësojë që institucionet e Republikës së Kosovës të kenë një menaxhim të përgjegjshëm dhe profesional të situatës dhe të sigurojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve në Republikën e Kosovës.

AKR u bën thirrje të gjitha partive politike parlamentare të mbështesin këtë dekret dhe të sigurojnë që vendi të qëndrojë i bashkuar në tejkalimin e pandemisë globale të koronavirusit. AKR gjithmonë do të luajë rolin e saj konstruktiv në Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj.

AKR mbështet çdo përpjekje që synon heqjen e takses tregtare të vendosura ndaj Serbisë dhe mbajtjen e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

AKR bën thirrje për unitet dhe koordinim të ngushtë të të gjithë liderëve politikë dhe institucionalë në Kosovë dhe të partive politike parlamentare.

Ne nuk mbështesim rivalitetet dhe betejat politike bazuar në hakmarrje, inate dhe vetjake që shkojnë në dem të qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme