AKR lëshon pe për Ministrinë e Bujqësisë, seanca mbahet të enjten

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 21:32 | Nga

Aleanca Kosova e Re (AKR) ka hequr dorë nga Ministria e Bujqësisë, duke ia lënë Listës Serbe.

“Kompromisi” është arritur në takimin që është mbajtur në orët e mbrëmjes ndërmjet krerëve të PAN-it, AKR-së dhe Listës Serbe, në ndërtesën e Kuvendit.

Sikur raporton ekipi i Ekonomia Online, rreth orës 21 në zyrën e Presidentit të Kosovës ka nisur një takim mes krerëve të PAN-it dhe presidentit Hashim Thaçi lidhur me caktimin të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Një takim disa orësh ishte mbajtur gjatë ditës në hotelin e Behgjet Pacollit, ndërmjet krerëve të PAN-it (Veseli, Haradinaj e Limaj), AKR-së dhe Listës Serbe dhe por kishte përfunduar pa marrëveshje rreth ndarjes së resorëve qeveritarë.

Lista Serbe këmbëngulte që të drejtonte tri ministri, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. E kjo ministri i është premtuar edhe AKR-së së Behgjet Pacollit.

PAN-AKR kërkojnë nga Mikullovci që seanca konstituive të vazhdojë të enjten nga ora 10

Krerët e koalicionit PAN dhe AKR kanë zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij, me ç’rast është diskutuar për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.

Koalicioni PAN-AKR, përmes një njoftimi ka kërkuar nga nga deputeti më i vjetër Adem Mikullovci, që ta thërrasë vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit.

“Duke shprehur konsideratat tona më të larta për ju si deputeti më i vjetër dhe njëkohësisht, kryesues i Kuvendit të Kosovës, dëshirojmë të ju informojmë:

Në emër të koalicionit PAN-AKR, dhe komuniteteve të tjera jo shumicë, të përfaqësuara në kuvendin e Kosovës, është krijuar shumica parlamentare për konstituimin e Kuvendit dhe institucioneve të tjera.Andaj, kërkojmë nga ju që nesër (07.09.2017), duke filluar nga ora 10:00, të thërrisni vazhdimin e seancës konstituive”, thuhet në njoftimin që e përcjell Arbresh.info.

Të ngjashme