Aksioni në Karaçevë, reagon zëvendëskryeministri Selmanaj

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 09:47 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë të komunës së Kamenicës, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Selmanaj ka folur për shtetin ligjor.

“Shtet ligjor – s’ka tjetër!”, ka shkruar Selmanaj.

Ndryshe, ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

Në këtë aksion janë arrestuar 33 persona, prej të cilëve 10 janë zyrtarë policorë, si dhe janë sekuestruar aparate të lojërave të fatit, rreth 120 gjedhe, si dhe gjësende të ndryshme si prova materiale, që dyshohet të jenë përdorur në aktivitete kriminale.

Të ngjashme