Aksioni “Pika 2” – Policët dyshohen se për muaj të tërë kanë marrë ryshfet në kufi

Prishtinë | 08 Pri 2022 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kanë filluar në orët e hershme të së premtes një operacion hetimi rreth dyshimit për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme, të një numri të zyrtarëve policorë.

Sipas njoftimit, operacioni i koduar me emrin “Pika 2”, është bërë pas dyshimeve për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në njoftim.

Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë (SPAK) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore që është agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.

Të ngjashme