“Albin Kurti ka tiparet e një diktatori, fat që nuk fitoi më shumë vota”

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Politologu nga Shqipëria, Adri Nurullari, ka thënë së Albin Kurti ka përdorur gjithë energjinë e tij për ta sulmuar shtetin. Sipas Kurti ai ka tiparet e diktatorit.

“Kurti është shumë inteligjent, shumë elokuent shumë i palodhur me një pakt, me një aftësi bindëse, problem është se këto tipare janë të një diktatorit të një personit autoritar, asesi e përdor energjinë pozitive me sulmu shtetin e policinë”, ka thënë Nurullari.

Për Nurullarin, Kurti nuk është i parrezikshëm, por fati i vendit, sipas tij, është që ia nuk fitoi shumë vota.

“Kurti fatkeqsishtë e ka përdorur energjinë e tij si një lider tipik autoritar i cili i ngjan me pikat e veta populliste klasike, prania e një lideri karizmatik ka aftësinë që të mobilizojë turma që janë organizata pa një strukture të fortë”, ka vazhduar Kurti.

Analisti nga Shqipëria ka thënë lëvizjet e tilla majtiste në botë kanë fituar përqindje të larta dhe Kosova është me fat që Vetëvendosja nuk ka dalë e tillë.

“Kemi shpëtuar mirë se në vendet tjera këto lloj lëvizjesh kanë pasur përqindje të mëdha, shikojmë ekstremizmin e djathtë të partisë në Austri e Holandë, kanë korrur sukses kështu që duhet thënë se as Kosova nuk ngelet imune”.

InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë jashtë dhe brenda institucioneve, si dhe zigzaget e tij përgjatëaktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës.

Të ngjashme