Albulena Haxhiu: E ndalëm krimin dhe korrupsionin

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 15:38 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se me koncept dokumentin për pasurinë e pa justifikueshme ka ndaluar krimin dhe korrupsionin, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu gjatë prezantimit të punës së saj si ministre ka treguar se gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të raportuara rreth 350 raste të dhunës në familje.

“Kemi hartuar koncept dokumentin për pasurinë e pa justifikueshme dhe konsiderojmë se pakoja ligjore ka mundësuar që të luftohet krimi dhe korrupsioni.  Po ashtu edhe ekipin për zbardhjen e krimeve në Kosovë. Po ashtu ka pasur zhvillime pozitive edhe me shtetet qe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kemi adresuar shumë çështje që kanë të bëjnë me dhunën në familje dhe jemi mekanizëm koordinues dhe gjatë kësaj kohë kemi pasur afër 350 raste të dhunë në familje të cilat kanë qenë të raportuara”, tha ajo.

Të ngjashme