Aliu – LDK-së: Ku do të shkoni nëse ia mbyllni derën VV-së?

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka “goditur” LDK-në, në një deklaratë të fundit.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ka më shumë se tre muaj që nuk po mund të dakordohen për marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Është deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ai i cili përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka “goditur”, LDK-në, duke thënë se ku do të shkojë nëse ia mbyll derën LVV-së, shkruan lajmi.net.

Theksojmë se këto dy parti nuk po mund të arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje për shkak të apetiteve të tyre politike për poste.

Madje as takimi i së martës me ndërkombëtarët nuk solli ndonjë rezultat sa i përket marrëveshjes.

Postimi i plotë i Aliut pa ndërhyrje:

Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes?

Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta

Të ngjashme