Ambasada amerikane: Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Ambasada amerikane në Kosovë ka bërë një reagim lidhur me lirinë e medieve në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në rrjetin social Facebook, thuhet se dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë/

“Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.”, shkruan në njoftimin e ambasadës.

Kujtojmë se ditë më parë Prokuroria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka nisur hetimet ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit të një hulumtimi rreth procesit të vaksinave.

Ky është postimi i plotë i ambasadës amerikane:

#HRR #CalltoAction: Dhuna & kërcënimet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vetë demokracisë. Për të informuar publikun dhe për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e qeverisë, ata meritojnë qasje në informacionin publik dhe duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa ndërhyrje nga jashtë.

Të ngjashme