Ambasada amerikane i gëzohet punës së Hotit për marrëveshjen e Washingtonit

Prishtinë | 24 Tet 2020 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka përgëzuar nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit nga ana e kryeministrit Hoti mes Kosovës dhe ShBA-së për rrjetin 5G.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka shkruar se memorandumi tregon zotimin e Kosovës për Marrëveshjet e Washingtonit.

“Mirësevini në rrjetin e pastër të Kosovës. Nënshkrimi i djeshëm i memorandumit të bashkëpunimit për rrjetin 5G mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin Keith Krach tregon zotimin e Kosovës për marrëveshjet e Washingtonit dhe do të sigurojë që rrjetet e ardhshme të saj janë të sigurta dhe të lirë nga shitës të rremë”, thuhet në postim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dje ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Nën Sekretarin e Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach për krijimin e rrjeteve të 5G.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme