Ambasadori i ri britanik kritikon institucionet e drejtësisë, thotë se Kosovës i duhen patriotë modernë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 13:52 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasador i ri britanik në Kosovë Nicholos Abbot tha se thelbi i funksionimit të një shteti është sundimi i rendit dhe ligjit, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë lansimit të projektit “Fuqizimi i Sistemit Prokurorial të Kosovës”, që synon rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit, shtoi se Kosovës i duhen patriotë modernë që i shërbejnë vendit me përkushtim.

Abbot pati kritika për institucionet e drejtësisë, duke shtuar se duhet të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni.

“Unë jam i vetëdijshëm që nuk kam ardhur në një vend që nuk ka institucione dhe bazë ligjore. Kosovës iu është dashtë të ndërtojë ligjet dhe institucionet nga zero dhe tashmë ju e keni bërë këtë”.

“Thelbi i funksionimit të një shteti është sundimi i ligjit dhe për këtë e kanë detyrë institucionet. Zgjedhjet janë afër dhe puna e gjyqësorit dhe prokurorisë duhet ta dëshmojë punën e vet”.

“Kosovës i nevojiten patriotë të kohës moderne që do të thotë të duash vendin tënd dhe t’i shërbesh me përkushtim. Neve na takon t’i zbulojmë t’i shpalosim pengesat tona dhe interesat i kemi të përbashkëta”.

“Institucionet e drejtësisë duhet të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, shpëlarjen e parave dhe për këtë duhet një institucion i fortë”.

Ai tha se edhe përkundër sfidave Kosova ka njerëz të aftë dhe të dëshmuar. Diplomati britanik tha se vendi që përfaqëson do të vazhdojë të mbështes Kosovën, raporton EO.

“Rrugëtimi drejt suksesit dhe zhvillimit nuk është i lehtë, por kam besim se Kosova ka njerëz të aftë sepse atë e kanë dëshmuar”.

“Duhet të bëhen rekrutimet përmes transparencës dhe duhet të ketë mekanizma që bëjnë vlerësimin e avokatëve dhe të gjitha këto ndikojnë në rritjen e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”.

“Ne presim që kandidatët më meritor të fitojnë dhe të tregojnë rezultate. Prej anës tonë ekziston vullneti dhe prioriteti për të bërë ndryshime”.

Të ngjashme