Anëtari i VV-së në KQZ njofton për arritjen e votave të mërgatës në QNR, thotë se janë të sigurta

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se votat e diasporës kanë arritur në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR).

Rrustemi tha se në këto vota nuk janë të përfshira dërgesat që kanë ardhur pas ditës së zgjedhjeve edhe pse ato ishin nisur ditë më parë.

Ai siguroi që votat e mërgatës janë në monitorim të plotë 24 orë nga vëzhguesit e LVV-së.

Postimi i plotë i Rrustemit:

Arrijnë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, votat e mërgatës. Për fat të keq nuk janë përfshirë dërgesat që kanë ardhur pas ditës së zgjedhjeve, edhe pse të nisura shumë ditë para zgjedhjeve. Por, këto që erdhën janë nën monitorim të plotë e 24h të vëzhguesve tanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme