Anita Haradinaj akuzon disa media: Jeni bërë si Tanjugu

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 09:08 | Nga

Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit Haradinaj, ka reaguar në lidhje me raportimin në disa media se bashkëshortit dhe asaj i është refuzuar viza amerikane.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka akuzuar mediat duke ju thënë se janë bërë si mediat serbe.

“Qy qy Kryeministrit me dy pasaporta me iu refuzu visa, kur po doni po thoni Ti lehte e ke për viza, kur po doni po thoni iu refuzu, bravo bre si Tanjugu jeni bo hajde gazetari hajde”, ka shkruar Anita Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar lajmi se kryeministrit Haradinaj i është refuzuar viza amerikane. Mirëpo ai ka mohuar këtë duke thënë se është në pritje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme