Anton Berisha konfirmon rikthimin në LDK

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Ish anëtari i AAK-së, Anton Berisha, në një prononcim për IndeksOnline ka konfirmuar se është rikthyer në partinë e vjetër, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ish-zëvendësministri nga AAK, Berisha ka thënë se asnjëherë nuk i ka shkëputur kontaktet me njerëzit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nga idetë burimore të kësaj partie.

Ai ditë më parë ishte takuar edhe me deputetin nga LDK-ja, Fetah Rudin.

Berisha u shpreh se gjersa ishte në Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës ka përfaqësuar ide që kanë qenë të lidhura me ish-kryetarin e parë të LDK-së, Ibrahim Rugovën.

“Une Fetahun e kam mik të vjetër, e kam taku Fetahun e Ilirin e të gjithë ata i kam miq, prindërit e tyre i kam miq dhe i takoj vazhdimisht, unë kurrë nuk jam shkëput prej raporteve të mira me Lidhjen Demokratike e njerëzit e saj edhe kurr nuk jam shkëput prej ideve të saj burimore, prej formimit të saj me Ibrahim Rugovës prej viteve të ’90-ta”.

“Pasi jam kthyer prej pozitës së ambasadorit atëherë janë kan disa kontekste politike që i kanë ndryshuar situatat, pasi ka pasur shumë ndryshime. Unë kontaktet me Ramushin i kom pas pikërisht prej koalicionit të Rugovës me Ramushin d.m.th si korrektësi shtetërore, por LDK-ja është ideja jem dhe në Aleancë kam përfaqësu ide që kanë qenë të lidhura me LDK-në e Rugovën, kështu që ajo është natyrshëm dhe kjo ide është e vazhdueshme ajo ide”.

“Unë jam në vazhdimësi në kontakte me LDK-në. Unë jam i rikthyer praktikisht në LDK”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme