Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, deputeti gjerman Abraham bën thirrje që të vendoset në agjendë

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë thirrje Komitetit të Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të radhës.

Sipas Abraham ka ardhur koha për të vepruar dhe se është momenti i duhur që duhet të përdoret tani.

“Koha për të vepruar: I bëj thirrje Qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, që mbahet të premten. Ky është momenti i duhur që duhet të përdoret tani”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Të ngjashme