Arben Gashi i uron suksese Lutfi Hazirit në garën për kryetar të Gjilanit

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit, raporton Gazeta Express.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan. Kjo u bë e ditur pas Konventës së mbajtur nga degën e LDK-së në këtë komunë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në rrjetin social i ka uruar suksese kandidatit për kryetar të Gjilanit.

“Kandidati për Kryetar te Gjilanit. Suksese Lute!”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme