Arben Gashi konfirmon: Kemi marrë mesazhe të rrepta nga ShBA-ja

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në të gjitha zyrat e shtetit kanë arritur informacionet mbi qëndrimet e rrepta të SHBA-së, nëse nuk hiqet taksa.

Gashi ka deklaruar në Rubikon të KTV-së se investimet e SHBA’së janë më të rëndësishme se taksa.

“Për LDK-në, partneriteti me SHBA-në është i pacenueshëm . SHBA brenda viti shpenzojnë qindra miliona euro në sigurinë e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik që është shumë më shumë se sa efekti i taksës. Kanë ardhur zërat në të gjitha institucionet se do të ketë ristrukturim të investimeve të SHBA në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se LDK ka pasur qëndrim të qartë se nuk pajtohet me propozimin e Kurtit për heqjen e taksës.

Disa medie kosovare kanë raportuar se ShBA-ja shumë shpejt pritet t’i ndalë të gjitha investimet në Kosovë, për shkak të mos-heqjes së taksës.

Të ngjashme