Arben Gashi: Nesër secili deputet duhet të vendos përtej interesit politik

Prishtinë | 27 Dhj 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka thënë se në seancën e nesërme për Buxhetin votohet për stabilitet financiar të vendit dhe jo për ligj të qeverisë.

Gashi ka thënë se është përgjegjësi e secilit deputet që përtej interesit politik të vendos për stabilitetin ekonomik të vendit, raporton Gazeta Express.

“Nesër në ora 11:00 është në procedurë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2021, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare shumë me interes për Kosoven.  Keto ligje tashmë nuk janë ligje për një qeveri apo për një koalicion qeverisës; nesër votohet për stabilitetin financiar të vendit. Është përgjegjësi e secilit deputet dhe grup parlamentar që përtej interesit politik ditor, ta vendos stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit”, ka shkruar shefi i deputetëve të LDK’së.

Të ngjashme