Asnjë pikë kthese në marrëveshjen LVV – LDK

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Takime të stërzgjatura, por pa rezultate konkrete u zhvilluan javën që lamë pas midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, parti këto që po synojnë bashkëqeverisjen për 4 vjetët e ardhshëm. Ndonëse këto bisedime kanë nisur qe tre muaj, LVV-ja dhe LDK-ja vazhdojnë të kenë dallime të theksueshme lidhur me postin e presidentit dhe tash edhe të kryeparlamentarit, shkruan sot Zëri.

Ndonëse qe tre muaj Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po tentojnë të projektojnë një marrëveshje bashkëqëverisëse, një gjë e tillë ka dështuar të ndodhë deri më sot. Edhe pse javën e kaluar dy partitë kishin identifikuar takimet e tyre disaorëshe dallime të theksuara mes tyre po vazhdojnë të shpërfaqen.

Teksa deri më tani ngecje në këto bisedime janë shënuar pas këmbënguljes së Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e presidentit pasi që t’i skadojë mandati në vitin 2021, një ofertë e re e LDK-së i ka thelluar edhe më tej ndasitë e tyre. 

Të ngjashme