Asociacioni i Komunave përkrahë masat e reja, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Nën organizim të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Këshilli I Kryetarëve të Komunave sot kanë zhvilluar takimin virtual të radhës përmes komunikimeve elektronike me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

Temë e këtij takimi ishin forcimi i masave të reja të cilat janë paralajmeruar nga të Qeveria dhe bashkërendimi i këtyre masave me nivelin lokal.

Takimin e hapi Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi i cili falënderoi Kryeministrin Hoti për gatishmërinë të bashkëbisedojë me Kryetarët e Komunave dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimi për çfarëdo vendimi i cili vjen nga niveli qendrore i cili është në të mirë të ruajtjes së shëndetit publik duke e luftuar pandeminë COVID-19.

Kryeministri z.Avdullah Hoti edhe në këtë takim para Kryetarëve të Komunave tha se për shkak të shtimit të rasteve mund të jemi të detyruar që forcojmë masat për luftimin e COVID-19. Deri tek forcimi këtyre masave mund vie nga rekomandimi i ekspertëve shëndetësor nga Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike.

Kryeministri Hoti poashtu para kryetarëve paraqiti gjendjen momentale sa i përket pandemis COVID-19, në vendin tone, duke e treguar për masat që do të merren, si dhe vendimet e Qeverisë.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave u shprehen të gatshëm për bashkëpunim në çfarëdo vendimi i cili vjen nga niveli qendrore, edhe nëse vie deri tek shpallja gjendje së jashtëzakonshme në vend. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.

Poashtu, kryetaret e komunave në këtë bashkëbisedim adresuan edhe shqetësime të ndryshme nga niveli lokal me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët në ditet në vazhdim.

Kryeministri i Kosovës në fund i premtoi Kryetarëve të Komunave që për çdo vendim që do ta marrët në ditët në vazhdim, do të jetë në koordimim dhe konsultim të vazhdueshëm me Kryetarët e Komunave.

Këshilli i Kryetarëve të Komunave njëzëri përkrahë forcimin e masave të reja dhe ofroi bashkëpunim të ndërsjellë dhe zbatim të çfarëdo vendimi i cili vjen nga niveli qendrore.

Të ngjashme