Avokati Berisha: Përderisa pushteti i kërcënon, KGJK dhe KPK janë nënshtruar dhe po heshtin si me qenë vet krimi

Prishtinë | 04 Sht 2022 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili akuzoi gjyqtarët e prokurorët, teksa fliste për trajtimin e rasteve të dhunimeve. Kritika e tij, në veçanti ishte për dënimet me gjobë të shqiptuara nga gjyqtarët, raporton Gazeta Sinjali. 

Sipas Berishës, pushteti po i kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët për t’i larguar përmes procesit të Vettingut. Për këtë ndërhyrje, siç e ka quajtur Berisha, ai ka shkruar se po heshtin edhe Këshilli Gjyqësor edhe ai Prokurorial. 

“Mjafton me i lexu shifrat e dhëna dhe me kuptu se cili është numri minimal i gjyqtarëve dhe prokurorëve që pushteti do t’i largojë përmes “vettingut”. Nëse kësaj s’i thonë ndërhyrje në sistemin e drejtësisë si shtyllë e pavarur e shtetit dhe kategori kushtetuese, atëherë asgjë nuk mund të quhet ndërhyrje.

KGJK dhe KPK janë nënshtruar dhe po heshtin sikur te ishin vet krimi e kriminelët, e jo ata që megjithatë ne shumicën e rasteve ndajnë drejtësi. Mirë po ua bëjnë, vazhdoni e heshtni deri sa qeveria ta merr komplet ndarjen e drejtësisë e ministria e drejtësisë udhëheqjen e Prokurorisë!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Të ngjashme