Avokati i Popullit raporton në Komision, kërkon të mos u zvogëlohet buxheti

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 10:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka votuar raportin vjetor financiar të  Avokatit të Popullit, raporton Ekonomia Online.

Avokati i Popullit Naim Qelaj ka prezantuar raportin me financiar për vitin 2019.

Ai ka thënë se realizimi total i buxhetit është 92.5% ndërsa buxheti përfundimtar për paga dhe mëditje është 923 mijë euro.

“Mandatin e vet kryesisht e realizon si mision të vetëm ku ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave njerëzore. Numri i personave në ankesat qe janë paraqitur janë 9468 personave, numri i rasteve për hetime 943, numri i përgjithshëm i rasteve të mbyllura për vitin 2019 janë 849”.

“Sipas procedurave kemi bërë deklarimin e kursimeve prej 142 mijë euro. Realizimi total i buxhetit është 92,5%. Sipas procedurave ligjore institucion ka bërë deklarimin për paga dhe mëditje prej 50 mijë euro, ndërsa buxheti përfundimtar për paga dhe mëditje është mbi 923 mijë euro. Për institucion ka qenë shumë e ndarë prej 323 mijë euro”.

Ai ka paraqitur një shqetësim për buxhetin e vitit 2021, ku ka kërkuar që të aprovohet dhe të mosshkurtohet me qëllim që ta realizon me sukses mandatin.

Tutje ka thënë se për vitin e ardhshëm nuk parashikohet rritje të pagave brenda institucionit, por vetëm shtim të stafit.

“Ndryshimet ligjore mandatit të Avokatit të Popullit ju kanë shtuar shumë obligime, me qëllim të realizimit me sukses të mandatit kërkojmë që kërkesa buxhetore të aprovohet dhe të mos shkurtohet siç ka ndodh. Për të ardhmen nuk është planifikuar rritje e pagave brenda institucionit por është paraparë shtim i stafit”.

Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza ka kërkuar që të jenë racional dhe të arsyeshëm në kërkesat e tyre.

“Është një vendim i gjykatës i cili i jep të drejtë këtij institucioni dhe autonomi me përgatitjen dhe propozimin e buxhetit dhe të gjitha këto, me qen të kujdesshëm sepse në punën time kam pas raste ku organizata të caktuar për shkak të autonomisë pastaj kanë shkuar përtej asaj të nevojshmes, dhe në rast si i krahasojmë këto na dal një diskrepanc në lartësinë e pagesave që i përfitojnë të punësuarve brenda institucioneve të caktuara, dhe i kisha lut me qen racional dhe të arsyeshëm në kërkesat e tyre”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka pyetur se a është rrit numri i kërkesave, nga shtresat e margjinalizuara, raporton EO.

“Situata me pandeminë ka prekur shtresa të caktuara sociale, në aktivitetin e këtij viti a keni pasur kërkesë më të shumta në raportin me situatën që janë gjendur me pandeminë, qoftë të shërbyesve civil, apo sektorit privat”.

Të ngjashme