Bashkëpunëtori i Gërvallës për lajmin në gazetën “NZZ”: Nuk është marrë ashtu siç ka folur

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Idriz Zeqiraj, bashkëpunëtori i Donika Gërvallës, nuk mendon se ajo është cituar drejtë në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ”.

Gërvalla u kritikua pas publikimit të një lajmi nga “NZZ”, ku shkruhet se ajo ka thënë që pas luftës ushtarët e UÇK-së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se e kanë parafrazuar deklaratën e Z. Gërvalla dhe nuk është marrë ashtu siç ka deklaruar, prandaj ky është një lëshim i gazetarit me dashje apo pa dashje nuk e di. Gërvalla është shumë e kujdesshme, shumë e ekuilibruar dhe nuk i shpëton asgjë”.

Zeqiraj ka folur për sqarimin e Gërvallës pas kësaj deklarate ku ka thënë se “Nëse krimet thuhet se janë kryer, ato janë bërë nga individë e jo nga UÇK-ja”. Ai deklaroi qëndrim të njëtë me atë të ministres.

“Mendoj se janë pikërisht individë si kudo në raste lufte, ashtu siç dilet nga lufta është rrëmujë, Ato janë veprime të individëve për përfitime të ndryshme. Nuk mund të themi se mund të identifikohen me UÇK-në, por janë individë dhe si të tillë duhet trajtuar kjo çështje”, ka thënë Zeqiraj.

Të ngjashme