BE s’ka justifikim për mosliberalizimin e vizave – Szunyog: Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohen

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 17:07 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, nuk ka dhënë asnjë arsyetim se përse Kosovës nuk po i liberalizohen vizat. Ai vetëm ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova duhet të zbatohen, raporton Ekonomia Online.

Szunyog ka thënë se BE-ja është e gatshme të punojë me Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Koha e takimit të sotëm është e rëndësisë së veçantë. Nuk është vetëm marrëveshje kotraktuale por e përfshinë edhe procesin e dialogut dhe ofron mundësi për luftën e korrupsionit. I takon Kosovës që t’i shfrytëzojë mundësitë nga kjo marrëveshje. Takimi i sotëm është i rëndësishëm sepse po mbahet në një moment të rëndësishëm. Vendet e Ballkanit janë pjesë e Evropës. Prandaj përkushtimet strategjike të BE bien te qytetarët. Një plan i detajuar për agjendën e gjelbër dhe keni m’i tregu se sa afër janë politikat e BE-së me ato të rajonit. Raporti për Kosovën përfshin metodologjinë e zgjerimit dhe do t’i shikojë reformat e ndërmarra. Faza e dytë e ERA II dhe plani i veprimit për zbatimin e MSA 2021-2025 konfirmojnë këtë momentum pozitiv. Ne jemi të gatshëm të punojmë me Kosovën me qëllim të jetë në rrugën e mirë drejt BE duhet të punojë me të gjitha partitë politike. Raporti thekson se mungesa e forumit ka ndikuar në miratimin e disa ligjeve. Qeveria e kaluar ka zgjat 1 vit dhe ka miratuar 17 ligje. Realiteti politik ka ndryshuar dhe e shfrytëzoj këtë rast t’i bëjë ftesë që Kuvendi ta përmirësoj rregulloren e punës. Në shtator ka qenë Borell m’i ulë tensionet. Duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet që keni nënshkruar. Vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të ec përpara drejt BE”.

“E dimë sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Von Der Leyen (shefja Komisionit Evropian) ka qenë e qartë. Komisioni i qëndron prapa vendimit të korrikut të vitit 2018 që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Është mbështetur edhe nga Parlamenti Evropian në lexim të parë, por është në shqyrtim në Këshill. Llogaris në mbështetjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe të deputetëve që janë këtu sot që të vazhdojnë të punojnë me Parlamentin Evropian për ta arritur këtë qëllim. Kuvendi ka rol të rëndësishëm që duhet ta luajë në zbatimin e reformave dhe priorietizimin e reformave në sundim të ligjit”, ka thënë ai.

Të ngjashme