Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit dhe deputetit

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje prej postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetit.

Ai ka thënë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.

“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem perfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Hamza.

Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.

Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin.

Të ngjashme