Behrami për referendumin: Kurti s’u konsultua me aleatët, dëshiron konflikt – situata është e rrezikshme

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 15:14 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit sa ai ishte president i vendit, Artan Behrami e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për moskoordinim paraprak me aleatët e Kosovës për mundësin e organizimit të referendumit të Serbinë edhe në territorin e Kosovës.

Beharmi i tha Ekonomia Online se vendi gjendet në një situatë të rrezikshme e të paparashikueshme.

Sipas tij, krejt këto çështje po ndodhin për shkak të keqmenaxhimit të Qeverisë, sepse Kurti dëshiron konflikt e jo dialog.

“Mendoj që është keqmenaxhim i Qeverisë Kurti meqë në të kaluarën çështje të tilla janë diskutuar me partner dhe aleatët strategjik të Kosovës me ShBA-të dhe janë gjetur zgjidhje. Zotëri Kurti dëshiron konflikt dhe jo dialog. Jemi para një situatë kogja të rrezikshme. Nëse serbët insistojnë të mbajnë referendumin e tyre dhe ne të dërgojmë atje Njësite Speciale”.

“Çfarë pamje i dërgojmë botës kur Njësia Speciale e Kosovës intervenonte qytetarët civil të cilët dëshirojnë të votojnë. Është shumë vështirë që pamje të tilla me ia shpjeguar botës. Ai është dashur që këtë ngjarje e cila do të mbahet të dielën ta diskutojë përmes një dialogu të mirëfilltë me ShBA-të në mënyrë që të mos vijmë në situata të tilla të cilat mund të ndezin situata të paparashikueshme”.

Beharmi ka komentuar edhe letrën e sekretarit të ShBA-së, Antony Blinken dërguar kryeministrit Kurti. Zyrtari amerikan i ka kërkuar Kurtiti që të fokusohet në çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë rreth dialogut me Serbinë, arritjen e marrëveshjes së energjisë në veri dhe trajtimin e çështjes së të pagjeturve.

Për këtë Behrami thotë se Kosova ka të bëjë me një Qeveri, e cila është e izoluar në raport me ShBA-në duke shtuar se ka vetëm shkëmbim letrash dhe jo vizita zyrtare, raporton EO.

“Ne kemi të bëjmë me një qeveri e cila është e izoluar në raport me ShBA-në. Çdo kryeministër i Kosovës vizitat e para që ka bërë ka qenë me ShBA-në ku është takuar të paktën me sekretar të shtetit. Tani kemi përmbysje të gjitha marrëdhënieve që kemi ndërtuar me ShBA-të ku zotëri Kurti nuk dëgjon fare se çka mendojnë ata dhe ku Kurti injoron kërkesat e tyre legjitime. Tani në vend se të kemi vizita ne kemi vetëm letra”.

“…kjo është dobësim i madh i raportit tonë me ShBA-të. Presioni amerikan ndaj qeverisë Kurti do të rritet meqë durimi i tyre ka përfunduar. Tash e tutje nuk lejohen politika që kanë ndodhur edhe në të kaluarën por do të ketë edhe sanksione ndaj atyre që nuk përfillin rreziqe që ekzistojnë. Ne duhet të shohim se çfarë është duke ndodhur në botë sepse krizë në Ukrainë dhe kemi një konflikt të hapur ndërmjet perëndimit dhe Kurtit. Dhe tani ne të dalim të konfrontohemi me ShBA-të në këtë rast po marrim anë jo nga perëndimi por nga lindja”, tha Behrami.

Të ngjashme