Bekim Jashari do të jetë në krye të këtij bordi

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 12:13 | Nga

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është zgjedhur kryesues i Bordit të Agjencisë për Zhvillimin Rajonal të Veriut (AZHRV).

Zgjedhja e tij u bë gjatë mbledhjes së sotme të bordit të kësaj agjencie ku ishin prezent kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe Bekim Jashari.

Gjate takimit, anëtarët e bordit e falenderuan AZHR- Veri për punën dhe përkushimin e vazhdueshëm në zhvillimin socio-ekonomik te rajonit veri.

Në fjalën e ti kryesuesi i posaemëruar i AZHRV-së, Bekim Jashari tha se ne si anëtarë te Bordit do ta mbështesin fuqishëm zhvillimin rajonal.

Njëkohësisht ai falënderojë të gjithë bashkëpunëtoret të cilët do të kontribuojnë në këtë drejtim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme