Berisha: OVL-ja nuk është e thirrur për të negociuar për paga – s’ka veteranë mashtrues por me të dhëna të pasakta

Prishtinë | 17 Qer 2022 | 08:21 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se mbetja e veteranëve të luftës së UÇK-së jashtë pagës minimale, është gabimi më i madh që i bëhet kësaj kategorie. Ndërsa thotë se takimi i Kurtit me veteranë është gabim, pasi sipas tij, OVL e UÇK-së nuk është e thirrur për të biseduar për pagat e veteranëve, raporton Ekonomia Online.

Berisha për Ekonomia Online ka thënë se kjo kategori duhet të ketë pagë të dinjitetshme dhe të kenë të drejtë pune.

Krahas kësaj, Berisha ka kritikuar edhe mazhorancën, për të cilën thotë se po thirren në numrat që i kanë në Kuvend.

“Po i trajtojmë me pagën mesatare në vend dhe si pagë mesatare në vend e cila në bazë të një analize kap afro 320 deri në 330 euro, ta kenë pagë të tatimueshme sipas ligjit për tatimin në të ardhura. Të ju njihet e drejta për punë dhe të ardhurat nga puna që bëjnë ose realizimi profesional. Ka veteranë që tash janë doktorë shkence, të ardhurat e dyta nga puna që i lejohet me punu të tatimohen sipas ligjit për punë sekondare që shkon 50 për qind. Veterani përzgjedh se cilën pagë do ta bëjë primare dhe shteti i zbaton tatimet. Shteti merr taksën, veterani tërhiqet nga tregu i zi i punës dhe është i kënaqur, është dinjitoz sepse punon vetë për veten e tij, nuk i jepet një lëmoshë 170 euro”, tha Berisha për EO.

“Ka zgjidhje ka alternativë, çështja është tek arroganca me të cilën duke u thirr me numrat në parlament, arroganca me të cilën po sillet pozita dhe nuk provon fare me trajtu situatën përmes mekanizmit demokratik që është kompromisi me opozitën. Të gjithë ne këtu jemi në mbështetje dhe respektojmë dinjitetin e veteranëve. Por, jo në këtë formë siç po bënë pozita e sotme”.

Ish-komandanti i Koshares ka folur edhe për listat e fryra të veteranëve, e cila është duke u trajtuar nga Gjykata. Thotë se nuk ka veteranë mashtrues por me të dhëna të pasakta.

“Çështja e listave është në gjykatë dhe gjykata duhet t’i trajtoj. Dëshmitarët në procesin gjyqësor për spastrimin e listave janë zinxhiri komandues. Unë prapë do të shkoj për ushtarët e mi do të jap dëshmi në gjykatë sepse nuk ka veteran mashtrues por ka veteran me të dhëna të pasakta. Mashtruesit dihen, vijnë në ndesh me ligjin”, tha ai.

Ndërsa takimin e thirrur për sot nga kryeministri Kurti, e vlerëson të gabuar, pasi thotë se krerët e OVL-së së UÇK-së nuk janë për të negociuar për paga për të siguruar ndonjë kushte më të mira për veteranët.

“Po, bëri mirë që krijojë hapësire, tolerancë me bisedu me veteranët. Por është taktikë e gabuar. Veteranët, përfaqësuesit e tyre, liderët që e udhëheqin, kryetari i veteranëve Klinaku nuk e ka as kredibilitetin as ligjshmërinë për të biseduar për të negociuar për çështje page. Ata janë atje për të administruar çështje që lidhen me veteranë në aspektin e dokumentacionit, vërtetimit, kartelës, ndonjë beneficion me mbledh ndonjë ndihmë, me siguru ndonjë protezë për këtë janë aty. Nuk janë ata aty për me negociua politikën e pagës”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme