Berisha: Vuçiç dhe Millosheviç ndajne ADN-në e serbomadhise dhe albanofobise

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 12:38 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur pasaërdhës të Sllobodan Millosheviçt kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq, pas mohimeve të masakrave kundër popullit të Kosovës.

Berisha, ka dënuar ashpër, siç ka thënë ai, qendrimin çnjerezor, kundër Aleksander Vuciçit, “dhe i bej thirrje komunitetit nderkombetar te ndeshkoje me sanksione”.

Statusi i plotë i tij:

Te dashur miq, keto dite Presidenti i Serbise dhe Serbomadhise, Vuçiç mohoi njelloj si paraardhesi i tij i dikurshem kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç masakrat, genocidin dhe krimet kunder njerezimit te ketij te fundit ndaj shqiptareve te Kosoves.

Me kete qendrim kriminal Aleksander Vuçiç, ish ministri i propagandes, Sllobodan Millosheviçit dhe autori i nismes famzeze “nje shtepi per Mlladon” (nisme me te cilen ju bente thirrje serbeve ti gjenin nje strehe per te fshehur kryekriminelin e masakres se Srebenices, Ratko Mlladiç) deshmon se ndane me Sllobodanin si projektin e Serbise se Madhe ashtu dhe urrejtjen e pakufishme ndaj shqiptareve.

Duke mohuar masakrat, genocidin dhe krimet kunder njerezimit te serbeve ndaj shqiptareve ne Kosove, Vuçiç, miku i Zografit Bis deshmon se ai eshte njelloj si babai i tij shpirteror Sllobodan Millosheviç, eshte nje armik i eger i kombit shqiptar, lirise dhe qenies se tij si dhe paqes dhe stabiliteti rajonal.

Me keto deklarata ai provon dhe nje here rrezikun e madh qe paraqet Serbia nen drejtimin e tij per paqen, stabilitatin ne rajonin tone. Por ky qendrim rracist dhe albanofob i serbomadhit Vuçiç provon dhe njehere sa sa te rrezikshem per kombin tone jane argatet e tij Zografi Bis, Miladini Shqipfoles dhe Baton Stanishiqi dhe qendrimet e tyre antishqiptare ne favor te Serbise se madhe.

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin çnjerezor, albanofob, racist te serbomadhit Aleksander Vuciç dhe i bej thirrje komunitetit nderkombetar te ndeshkoje me sanksione kete Sllobodan te ri ne Beograd. sb

Të ngjashme