Besnik Tahiri: BE të marrë vendim meritor për liberalizim të vizave

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 14:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e sotme ka prezantuar projekt-rezolutën në lidhje me liberalizimin e vizave. Në fjalën e tij, Tahiri i ka bërë thirrje BE-së që të marrë vendim meritor për Kosovën, pasi sipas tij, ka vite që Kosova ka përmbushur gjitha kushtet për liberalizim, raporton Ekonomia Online.

Duke ditur se Komisioni Evropian e konfirmoi në Raportin e tij për Kosovën në vitin 2018, se Kosova ka përmbushur kërkesën e fundit të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që ishte lufta kundër korrupsionit.

“Duke qenë të përkushtuar se autoritetet e Republikës së Kosovës krijuan dhe forcuan një praktikë të qëndrueshme të hetimeve dhe vendimeve përfundimtare të gjykatave në rastet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin, duke përmbushur kështu me sukses standardin përfundimtar”, tha ai.

Të ngjashme