Besnik Tahiri: Buxheti nuk është ideal, por është emergjent

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në seancën për rishikim të buxhetit ka thënë se buxheti është emergjent dhe duhet të kalohet.

“Është shumë e vërtetë që buxheti nuk është ideal, mirëpo është buxhet emergjent, i cili vjen pa një procedurë por për me iu përgjigje një situate në të cilën gjendemi për shkak të pandemisë”.

Tahiri ka adresuar edhe ankesat për emërimet e këshilltarëve dhe zëvendësministrave.

“Ju siguroj që asnjë këshilltar politik nuk dallon nga rregullorja e punës e kryeministrit Kurti. Ligji për Qeverinë është tash e një javë në platformën për diskutim publik, ku do të zvogëlohet stafi”.

“Ky buxhet duhet të kalojë për të marrë hapat urgjentë, e pastaj vjen rishikimi i dytë ku duhet të ulemi së bashku dhe të adresojmë investimet kapitale që janë shumë të nevojshme”.

Të ngjashme