Bislimi: 25% e votave të LDK-së janë kthyer në Vetëvendosje, Bulliqi po prinë

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka paraqitur të dhënat nga një sondazh lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, ku sipas tij, kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi është duke udhëhequr garën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, nga ky sondazh Shpejtim Bulliqi i VV-së është kandidati më i preferuar nga të tjerët.

Bislimi ka thënë sondazhi është kryer nga kompania “UBO CONSULTING” nga data 12-15 nëntor.

“Nga 12 deri më 15 nëntor kemi organizuar një sondazh me kompaninë UBO. Situata në terren është më e mirë sesa e jep sondazhi. 88.8 për qind e qytetarëve kanë deklaruar se Shpejtim Bulliqi është kandidat i pranueshëm”, tha Bislimi

Sipas tij marzha e gabimit është +/ -, 5 për qind.

Ai ka thënë se nga të dhënat e sondazhit Bulliqi është më i votuari, me 46 për qind, i ndjekur nga kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, me 42 për qind, ndërsa kandidati i PDK-së, Naim Fetahu, 11 për qind.

Bislimi ka thënë se situata nga 15 nëntori ka ndryshuar dhe se zgjedhja e kryetarit mund të përfundojë të dielën, pa pasur nevojë të shkohet në balotazh.

Ai ka thënë se 25 për qind e votuesve të LDK-së, tani do ta votojnë Bulliqin, ndërsa votat e AAK-së, kanë kaluar 100 për qind në anën e Vetëvendosjes.

Të ngjashme