Bislimi e njofton ambasadorin norvegjez për pakot e ndërmarra nga Qeveria në detyrë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin norvegjez në Kosovë Jens Erik Grøndahl me të cilin biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19 si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Ministri Bislimi e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe për pakon e masave emergjente që Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë në adresimin e problemeve ekonomike që rezultojnë nga pandemia, ku janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën imediate për qytetarët tanë të krijuar nga virusi COVID19.

Ambasadori Grøndahl shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit Norvegjez për të ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID19. Me këtë rast u diskutuan fushat specifike të cilat për momentin kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe mënyrën se si bashkëpunimi në këtë sferë të rritet.

Të ngjashme