Bislimi i bindur se vendimi për targat s’lidhet me marrëveshjen e Brukselit, s’flet për heqjen e vizave

Prishtinë | 24 Sht 2021 | 10:53 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u shpreh i bindur se reciprociteti për targat me Serbinë nuk lidhet me marrëveshjen e Brukselit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, ajo ka skaduar me 15 shtator dhe vendimi është legjitim i institucioneve të Kosovës.

Zëvendëskryeministri gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian, qasjen e tillë e ka quajtur manipulim dhe mashtrim të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Bislimi foli edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë. Ai tha se kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga ShBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

“Marrëveshje si ajo për gazin nuk e sjell asnjë litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi i gjithë gazi është  nga Azerbajxhani dhe Rusia”, tha ai.

Komisioni për Integrim Evropian në këtë mbledhje ka miratuar edhe e Planit ERA II, raporton EO.

Bislimi tha se në kuadër të këtij plani janë  15 prioritete me afat për të përfunduar deri në 2 vite dhe është prapë me prioritete nga më të ndryshmet.

“Janë prioritete të shumta në këtë plan dhe që kanë të bëjnë me shtylla kryesore të planifikimit të zbatimit të këtij plani”, tha Bislimi.

Deputetja e PDK-se Blerta Deliu-Kodra kërkoi nga zëvendëskryeministri Bislimi që të kenë një koordinim të mirë dhe një raport sa më transparent.

“Kërkoj nga ju që të keni një koordinim më të mirë, sado qe ky projekt mund të zgjasë, më e rëndësishme është që të kemi një raport sa më të mirë dhe një proces transparent”, tha ajo.

Gjatë mbledhjes Bisilit i është kërkuar të tregoj se deri ku kanë shkuar me procesin e vizave, por i njëjti ka thënë se është më mirë të ftohet në mbledhjen e radhës, duke refuzuar që të përgjigjet.

Të ngjashme